Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë qeveria ka të arritura serioze dhe dështime serioze.
Ajo ka kritikuar PDK-në se ka rënë në një pozitë mjeruese, duke u fshehur pas opozitës.
Tërmkolli i ka thënë se opozita ka rënë në kurth të tjetërkujt.
“Na kemi probleme të vazhdueshme, por ka qe një 4-5 muaj që kryetari i Kuvendit nuk po i udhëheqë seancat në Kuvend dhe po thotë që nuk ka vendimmarrje, vendimmarrja këtu është. Ka një 4-5 muaj që shumë deputetë të PDK-së po e bojkotojnë Kuvendin dhe po thonë se nuk ka vendimmarrje, vendimmarrja është këtu. Shumë ministra të PDK-së nuk marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë dhe thonë se nuk ka vendimmarrje, vendimmarrja është në Qeveri. Është një pozitë mjeruese që PDK-ja të fshihet pas opozitës”, ka thënë Tërmkolli.