2007 test fatura janë shpërndarë me matje në bazë konsumit nga Ngrohtorja e Qytetit “Termokos” për muajin prill.
Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se shpërndarja e test faturave është bërë në zarf, me qëllim mbrojtjen e të dhënave të konsumatorëve.
“2007 test fatura për muajin Prill. Kemi filluar shpërndarjen e test faturave me matje në bazë konsumit, edhe për muajin Prill. Të kujdesshëm që të mbrojmë të dhënat e konsumatorëve faturat janë vendosur në zarf dhe ky do të jetë standardi ynë për të ardhmen! Projektit Prishtina Heatsave, po përmbyllet me një sukses të jashtëzakonshëm në instalimin e pajisjeve të matjes dhe valvulave kontrolluese”, ka shkruar Osmani.