Kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, ka thënë se në dy dekadat e fundit duket sikur dikujt nuk po i pëlqen toleranca dhe harmonia ndërfetare që ekziston në Kosovë.
Tërnava ka përmendur thirrjet për konvertime që janë bërë në Kosovë.
“Duke u thirrë në demokraci e liri të shprehjes dhe duke mos e konsideruar e ditur se çfarë është demokracia dhe limitet që i ka ajo, ata me dashje po rrëshqasin në urrejtje e thirrje të urrejtje të vazhdueshme, duke thirrur për konvertime, në emër të shqiptari të rrejshme prej tyre, që kinse duhet larguar nga islami për të qenë një shqiptar i mirë”, ka thënë Tërnava.
Ai ka thënë se kjo është krim dhe urrejtje dhe janë skenar të huaj që dëshirojnë të fusin sherr në kombin shqiptar.
Tërnava këto deklarime i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.
