Terr, ftohtë, shtrenjtë, izolim, orë policore, përbuzje… jeni viktima të racizmit institucional

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 16:33 | Nga Kimete Berisha

Gjithë këtë zullum e duron veç një popull që e ha piten me bukë.

Veç shqiptari e ngjyn bukën në pite
(në katmer, në përpeq, etj).

Jeni durimtarë të mëdhenj.
Ju lumtë!

(Terr, ftohtë, shtrenjtë, izolim, orë policore, padrejtësi, pabarazi, anarki, varfëri,
përbuzje,
jeni viktima të racizmit institucional
(ua paguani rrymën serbëve e për vete nuk keni rrymë, e serbët kanë aq shumë rrymë, sa që me rrymë e shkrijnë edhe borën dhe e ngrohin natyrën).

…Ju jeni qytetarë të dorës së dytë, pas serbëve – edhe nuk ligështoheni – sepse jeni durimtarë.

Serbisë gjatë vitit 2021 ia keni dhuruar 300 milionë Euro për zalloga e për xhingla – mingla.
Kaq shumë e do Serbinë Babëloku juaj Kryeministër.

Albin Kurti po e kthen Serbinë në Kosovë, ekonomikisht e ka bërë Kosovën koloni të Serbisë….).

P.S.
Edhe dielli po perendon i lodhur
Edhe bora po bie me përtesë
Edhe akulli po shkrihet tinëz

As dritë, as terr, as ftohtë, as nxehtë

kaq ‘shtirë është me qenë i lumtur
më ‘shtirë se me vdek’

Ëndërr pashë më puthi në buzë një burrë i vdekur
As mirë, as keq, as frikë, as trishti

Libri i ëndrrave arabe më thotë ‘do të bëhesh e pasur’ nëse puthësi ka qenë i
panjohur,
të vjen pasuria kah nuk e pret

Mendjen e kam te një shtëpi e re, e vogël
me një kopësht me perime
Mendjen e kam në arrati

sa më shumë po largohem nga dhoma ime e vjetër po e shoh më mirë,
paska gjëra këtu në këtë dhomë që nuk i kam vërejtur prej vitit 1999

Tek sot, e pashë një kapak te dera, që paska qenë këtu në banesën time përgjithmonë

Të kam shikuar -nuk të kam parë
Të kam dëgjuar -nuk të kam kuptuar
Të kam dashur -nuk e kam ditur
Kam ikur prej teje – për të ardhur tek Ti
Tek pasi të kam humbur – të kam gjetur

Të ngjashme