Testimi i vaksinës kundër Ebolës do të fillojë në RD të Kongos

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Republika Demokratike e Kongos po përgatitet të nisë përdorimin e një vaksine kundër Ebolës; disa doza do të përdoren në kuadër të një prove për të parë nëse ajo është efektive kundër variantit “Bundibugyo” të virusit, i cili po qarkullon aktualisht në vend.

Vaksina “Ervebo” ndihmon në mbrojtjen kundër variantit “Zaire” të Ebolës, por aktualisht nuk ka vaksina apo trajtime të provuara për variantin “Bundibugyo”, shkruan BBC.

Ky hap ndërmerret ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH ka lëshuar një paralajmërim të ri se Ebola po përhapet me shpejtësi eksponenciale në veri dhe lindje të Republikës Demokratike të Kongos, dhe se zona e prekur nga infeksionet tashmë është më e madhe se Franca.

Afërsisht 2,500 njerëz kanë humbur jetën deri më tani në këtë shpërthim epidemie, i cili u shpall tre muaj më parë.

Të ngjashme