Komuna e Prishtinës sot do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmimit në kryeqytet.
Në një njoftim për media nga kjo komunë, thuhet se testimi do të bëhet në orën 12:00, ndërsa testimi do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.
“Kësaj radhe shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave”, thuhet më tej në njoftim.