Testohet stafi i Onkologjisë, dy mjekët me Coronavirus në gjendje stabile

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 15:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Klinikës Onkologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi një intervistë për Ekonomia Online ka folur për dy mjekët e prekur nga Coronavirusi dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

Ai tha se këta mjekë janë në fazën e rikuperimit, duke shtuar se janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit të Onkologjisë dhe se janë në pritje të rezultateve.

“Janë dy mjekë të prekur dhe janë vetëizolim. Ata janë mirë dhe përpos që kanë pasur lodhje edhe pak temperaturë, dhe janë në fazën e rikuperimit”.  

“Janë bërë testimi i pjesës tjetër të stafit dhe jemi duke i pritur rezultatet”.

“Pjesa tjetër e stafit nuk kanë shenja, por mund të jenë të sëmurë asimptomatik dhe shpresojmë që të mos kemi probleme”, shtoi Kurtishi.

Aktualisht numri total i rasteve pozitive është 4 100 raste nga 26 425 persona të dyshimtë në virus, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Të ngjashme