Tetë lojtarë të Tottenham infektohen me Covid-19

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Trajneri italian ka treguar se virusi ka shkaktuar “probleme serioze” në klub me pesë anëtarë të stafit që janë detyruar të shkojnë në vetizolim

Antonio Conte ka konfirmuar që Covid-19 e ka goditur skuadrën e tottenhamit pasi që tetë lojtarë janë testuar pozitivë me këtë virus.

Parapërgatitjet e Spurs për Ligën e Konferencës në Europë me Renner të enjten në mbrëmje janë prekur seriozisht derisa edhe pesë anëtarë të stafit e kanë kontraktuar virusin.

Sipas rregullave të UEFA-së, nëse klubi ka së paku 13 lojtarë të gatshëm për lojë, ndeshja zhvillohet, por Conte ka sugjeruar se ky nuk është rreziku.

“Tetë lojtarë dhe pesë anëtar të stafit janë të infektuar me Covid por problemi është se çdo ditë po kemi njerëz të ri që po infektohen me Covid, dje nuk kishte raste pozitive dhe sot po vazhdojmë të kemi kontakte. Ky është një problem serioz”, ka thënë Conte për gazetarët në konferencë për shtyp.

“Të gjithë janë pak të frikësuar. Njerëzit kanë familje. Pse duhet ne të rrezikojmë? Kjo është pyetja e ime! Sot, kemi dy raste pozitive. Nesër kush do të jetë? Unë? Nuk e di. Më mirë unë sesa lojtarët, kjo është e sigurt. Por, mendoj se nuk është e drejtë për të gjithë ne. Ne kemi kontakte me familjet tona çdo ditë”. 

Të ngjashme