Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve kanë regjistruar tetë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit, rastet kanë ndodhur në Podujevë, Fushë Kosovë, Gjilan, Prizren, Gjakovë e Vushtrri.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:  

Podujevë 30.06.2021 – 08:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  baba i tij i ka kërkuar detyrimisht që viktima të largohet nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 30.06.2021 – 15:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 30.06.2021 – 22:37. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull  kosovar-bashkëshorti i saj,  e kishte goditur me shuplake në fytyre dhe të njëjtën mënyre kishte vepruar edhe ankuesja. Viktima ka pranuar tretma mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Gjilan 30.06.2021-09:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar (përdorues i narkotikëve), duke i kërkuar para ka shkaktuar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjilan 30.06.2021-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, (dyshohet me të meta psikike) pasi që i njëjti ka kanosur me sëpatë viktimën mashkull  kosovar –vëllain e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Prizren 30.06.2021 – 10:50. Viktima femër  kosovare ka raportuar se në vazhdimësi tre ditët e fundit, është kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull   kosovar.  Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 30.06.2021 – 18:00. Viktima femër  kosovare ka njoftuar  se është keqtrajtuar nga djali i saj, i dyshuari mashkull  kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar. 

Vushtrri 30.06.2021 – 13:30.  Viktima femër  kosovare ka raportuar se pas në mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunati dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme