Tetë të lënduar në aksidentin në Orllan, një në gjendje të rëndë

Prishtinë | 09 Qer 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Në pasditen e së shtunës ka ndodhur një aksident komunikacioni në fshatin Orllan të Podujevës, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Siç njofton zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur ora 17:30, dhe njëri nga të lënduarit ka marrë lëndime më të rënda.

“Rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Orllan të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një furgon. Mbështetur në ekzaminimet e bëra në vendngjarje, dyshohet se furgoni derisa ishte në lëvizje, për shkaqe deri tani të panjohura ka devijuar nga rruga dhe ka goditur një veturë të parkuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona, njëri prej tyre është lënduar më shumë dhe është duke u trajtuar në QKUK”, deklaroi Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme