Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Prishtinë | 04 Kor 2026 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit zinxhiror që ndodhi mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Ekonomia Online, duke bërë të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.

“Në ora 08:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Ekonomia Online.

Të ngjashme