Tetë të vdekur në New York gjatë festimeve të Halloweenit

New York | 31 Tet 2017 | 23:15 | Nga

Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur sot në New York, kur një sulmues u përplas me kamion në çiklistë dhe këmbësorë në Lower Manhattan dhe goditi një tjetër automjet gjatë festës së në Halloween, njoftoi policia.

Sulmuesi pasi ka kryer sulmin, ka lënë automjetin duke mbajtur në dorë një armë të rreme, përpara se të qëllohej nga policia dhe ta arrestonin, thanë zyrtarët amerikanë.

Motivi i sulmit ende nuk është i njohur. Incidenti ndodhi në afërsi të disa shkollave, ndërsa qyteti festonte Halloweenin.

Shërbimet e emergjencës thanë se incidenti ndodhi në orën 15:06, në Chambers dhe West Streets, në lagjen TriBeCa.

Guvernatori i Shtetit të New Yorkut, Andrew Cuomo dhe kryetari Bill de Blasio, u informuan për incidentin në vendngjarje.

Po ashtu edhe presidenti Donald Trump është informuar për sulmin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit”, tha zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders.

Derisa polica dhe institucionet e tjera shtetërore, nuk kanë bërë të ditur numrin e të vdekurve, BBC raporton për së paku 8 të vdekur.

New Yorku, i cili është edhe qyteti i ekonomisë amerikane dhe krenaria e këtij vendi, që ka 8.5 milionë banorë, përjetoi sulmin më të tmerrshëm terrorist, kur u sulmua Qendra Botërore Tregtare, apo siç njiheshin Kullat Binjake.

Po ashtu ka pasur në vazhdimësi alarme për sulme terroriste, duke u arritur që të parandaloheshin disa sulme terroriste të planifikuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme