Tetë persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një spital privat në Turqi.
Lajmin e bëri të ditur zyra e guvernatorit të provicnës juglindore, Gaziantep, shkruan Reuters.
Përmes një deklarate, kjo zyrë tha se zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një ventilatori të oksigjenit, duke shtuar se 11 pacientë që po merrnin trajtim në repartin ku shpëthyen flakët janë transferuar në spitalet e afërta.
Sipas deklaratës së spitalit unviersitar “Sanko”, zjarri shpërtheu në mëngjes në repartin e kujdesit intensiv për pacientët me Covid-19.
Pacienti më i ri që vdiq nga shpërthimi i zjarrit ishte 56 vjeç, ndërsa më i moshuari 85 vjeç.
Raportohet se shtatë pacientë vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër gjatë transferimit në një spital tjetër.