Është arrestuar ish kryeshefi i Stacionit policor të Tetovës Rauf R, pasi që në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të SPB së Tetovës, janë gjetur armë të ndryshme që personi në fjalë i ka poseduar pa leje.
Deri tek bastisja e shtëpisë së ish kryeshefit të Policisë së Tetovës, ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarëve të afërt të tij, të cilët, paraprakisht i ka kërcënuar me jetë.
Personi në fjalë, sot është nxjerr para gjykatësit për procedurë paraprake në gjykatën themelore të Tetovës./Alsat