Teuta Rugova pushon nga politika, kënaqet në dasma

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Teuta, e bija e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova duket se ka vendosur ta lërë anash politikën dhe të shijojë jetën e saj private.

Ajo nuk ishte pjesë e listës për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje të parakohshme.

Dje ish-deputetja është fotografuar duke kërcyer valle në një dasmë, teksa është shfaqur mjaft elegante dhe tërheqëse njëkohësisht.

Ajo kishte të veshur një fustan të gjatë solemn, të dizajnuar nga nusja e vëllait, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Të ngjashme