Tevezi rikthehet te Boca Juniorsi, dështon në Kinë

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 13:07 | Nga

Carlos Tevez është rikthyer te Boca Juniorsi në Argjentinë pasi është treguar i pasuksesshëm në Superligën kineze me Shanghai Shenhuan.

Ish-anëtari i Machester Unitedit dhe Manchester Cityt u transferua te Shanghai në dhjetor të vitit 2016 për 40 milionë funte.

Kjo do të jetë hera e tretë që Tevezi luan për klubin e tij të fëmijërisë, pas periudhave 2001-04 dhe 2015-16.

Argjentinasi ka fituar tetë tituj të ligës në katër shtete të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme