Thaçi bën thirrje për unitet politik rreth dialogut me Serbinë, thotë se lufta sjellë spastrime etnike

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 15:50 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi duke folur para pjesëtarëve të FSK-së rreth arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ka garantuar se nuk do të këtë kufij etnik e as eksod të popullsisë.

Ai u ka bërë thirrje partive politike që të krijojnë untitet rreth dialogut në Bruksel, derisa në anën tjetër ka deklaruar se lufta sjellë spastrim etnik, raporton Ekonomia Online.

“Nuk do të ketë kufij në vija etnike, eksod të popullisë e as efekt domino sa i përket stabilitetit. Kosova do të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj”.

“Nese thoni se Kosova ka bërë të gjitha kompromiset, pajtohem. I kemi bërë për hir të pavarësisë dhe partnerëve. Realiteti gjeostrategjik është më kokëfortë se argumentet tona”.

Thaçi theksoi se aleatët e Kosovës nuk kanë arritur ta bindin Serbinë që ta njohë pavarësinë e saj, duke shtuar se nuk mund të garantojë se dikush mund të bëjë diçka të tillë në një të ardhme të afërt. Ai ka vlerësuar se Kosova nuk ka kohë për të pritur dhe mashtruar veten.

“Kam argumentuar se marrëveshja eventuale me Serbinë i siguron Kosovës anëtarësimin  në OKB dhe njohje nga 5 vendet e BE-së. Kjo mundësi eshtë e rendësishme për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me vendin tonë”.

“Dyshuesit për arritjen e marrëvshjes me lehtësi po hapin frikë gjoja për destabilizim. Nuk do të ketë kufij etnik. Po trillojnë argumente si në prag të shpalljes së pavarësisë se serbët do të largohen nga Kosova, asnjë serb nuk është larguar”.

Presidenti Thaçi ka treguar për takimet e tij në ShBA me presidentin Trump dhe zyrtarët tjerë, ku tha se tha se të gjithë pa dallim përkrahin përpjeket e tyre për arritje paqesore të marrëveshjes me serbinë.

“Unë po i them korrigjim sepse respektoj aspiratën legjitime te qytetarëve të Preshevës Bujanovcit dhe Medvegjës. Edhe kjo kërkon që spektri politik në Kosovë dhe shoqëria të jemi të bashkuar. Të bëhemi bashkë për të biseduar që çka jemi të gatshëm të paguajmë për këtë qëllim”.

Thaçi u ka bërë sërish thirrje partive politike në Kosovë që te bashkohen dhe të jenë unike për marrëveshjen me Serbinë.

Sipas tij, duhet të punohet për paqe e jo për luftë, pasi që tha se lufta sjellë vrasje e spastrim etnik.

“Janë vrarë mbi 13 mijë civilë janë vrarë, janë dhunuar 20 mijë gra, ne nuk kemi harruar, nuk do të revanshohemi”.

“Dialogu dhe negociatat duhet t’i bashkojnë te gjithë. Ftoj të gjithë të punojnë bashkë për të ecur më shpejtë jo ngadalë. Duhet të punojmë për marrëveshje paqësore, të tjerët të flasin për luftë, por lufta sjellë vrasje, dëbime masive të qytetarëve nga shtëpitë e tyre, spastrime etnike”.

“Mjaft ka përjetuar Kosova dhe rajoni spastrime etnike. Lufta sjellë hakmarje, revash, atë me të keqen, spastrimin etnik e as forma të tjera të dhunës”. Fjala ime është ftesë për unitet. Të bëhemi bashkë dhe të shikojmë përtej interesave partiake, personale dhe të punojmë për Kosovën evropiane”.

Presidenti Thaçi, kishte paralajmëruar që do t’u adresohet pjesëtarëve të FSK-së në ora 14:00, por ai është vonuar për rreth një orë, pasi më herët gjatë ditës ka qëndruar në liqenin e Ujmanit.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-para-pjesetareve-te-fsk-se-spreket-ujmani-e-trepca-ushtria-bashke-me-nato-n/

Të ngjashme