Thaçi: Demarkacioni dhe Asociacioni duhet të përmbyllen

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 10:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar se çështjet e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të përmbyllen më një përgjegjësi të lartë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Deklarata e presidentit Thaçi vjen dy ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës ku pritet të diskutohet dhe më pas edhe votohet për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare.

Ai tha se mbështet “çështjen e demarkacionit dhe asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështjet e tjera që ndërlidhen me të ardhmen euroatlantike të vendit me agjendën e konsolidimit dhe forcimit të shtetit tonë duhet të përmbyllen”.

“Ata duhet të përmbyllen me një përgjegjësi të lartë të angazhimeve shtetërore duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve që të lëvizin drejt perspektivës evropiane, pasi që janë parakushte për të ardhmen evropiane për liberalizimin e vizave dhe themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, Thaçi.

Të ngjashme