Thaçi dënon sulmin ndaj RTK-së, kërkon nga partitë që mos t’i linçojnë mediat

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 12:57 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi sulmin e mbrëmshëm me mjet shpërthyes ndaj RTK-së e ka quajtur akt kriminal.

“Ky sulm kriminal ndaj radiotelevizionit publik është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira. I bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet, por të mbrojnë fjalën e lirë. Ftoj organet kompetente të shtetit që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar kriminal”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme