Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka gjasa të takohet përsëri në Bruksel për dy javë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kështu shkruan gazeta serbe “Blic” e cila raporton se këto informata iu konfirmuan në zyrën e presidentit serb.
Vazhdimi i dialogut në një periudhë kaq të shkurtër praktikisht do të thotë intensifikim i procesit për të cilën gjë pas takimit të së dielës në Bruksel, foli shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
“Ka ende shumë punë përpara Serbisë, shumë çështje të hapura në tryezë dhe përfaqësuesit e Evropës do të vijnë në Beograd më intensivisht, por delegacioni serb do të udhëtojë edhe më shumë në Bruksel. gjërat do të zgjidhen me një marrëveshje të përbashkët, me miratimin e të gjitha palëve, pëlqimi i të cilëve është i nevojshëm “, raporton më tej kjo gazetë.
Me takimin e së dielës në Bruksel, Thaçi dhe Vuçiq vazhduan negociatat pas një ndërprerjeje tre mujore.