Presidenti Hashim Thaçi ka dënuar djegien e flamurit turk dje diku në Kosovë. Në konferencën e sotme për medie, Thaçi ka thënë se ky veprim është i improvizuar dhe është bërë për të dëmtuar raportet e Kosovës me Turqinë, raporton Ekonomia Online.
“Djegia e flamurit është akt i shëmtuar dhe i dënueshëm. Ata individë s’mund të identifikohen si simpatizues të një individi apo grupi. Kam dëgjuar që ka qenë një rast i improvizuar për të dëmtuar relacionet, është informacion i saktë nga institucionet e sigurisë”.
I pyetur se a do të dekretojë Gjergj Dedajn për ambasador në Maqedoni, pas deklaratave të tij kundër Turqisë dhe Serbisë, Thaçi është shprehur se i respekton procedurat e institucioneve, duke nënkuptuar se do të bëjë një gjë të tillë, raporton EO.
“Sa i përket emërimeve apo jo emërimeve. Shqetesimet prej të gjithëve i dëgjoj, respektoj aspektin procedural të institucioneve dhe i lëvizi gjerat përpara”.
Dedaj, para disa ditësh përmes një shkrimi në Facebook i ka quajtur “shtriga të Ballkanit” Turqinë dhe Serbinë, duke nxitur regime të shumta, sidomos nga deputetët e komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës.