Thaçi e Meta priten me ceremoni shtetërore në Gjilan

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 11:17 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, janë pritur me nderime të larta nga garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gjilan,  për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Presidenti Thaçi bashkë me homologun e tij shqiptar Ilir Metën pritet të bëjnë inaugurimin e përmendorës së heroit kombëtar Idriz Seferit, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ditës presidenti Thaçi bëri homazhe tek varri i ish presidentit “Ibrahim Rugova” dhe tek busti i komandantit të orëve të para të UÇK-së, Zahir Pajaziti për nder të Ditës së Flamurit.

Presidenti Thaçi ka njoftuar se do të bëj nderime edhe në një vizitë të tij në Prekaz dhe në të gjitha hapësirat përkujtimore që sipas tij simbolizojnë pavarësinë e Kosovës.

Gjithë këto aktivitete po shënohen për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Të ngjashme