Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor ka ftuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e shumë liderëve botërorë. Kjo për nder të manifestimit të përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë liderët më të fuqishëm të botës, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel etj.
Në ftesën që ka siguruar nga Ekonomia Online thuhet se është detyrë e të gjithëve që ta përkujtojnë armëpushimin e t’i nderojnë miliona viktima të atij konflikti.
“Do t’ju isha shumë mirënjohës nëse do ta shprehni përgjigjen tuaj nëpërmes ambasadorit francez të akredituar në vendin tuaj. Shpresoj se do të keni mundësi ta nderoni këtë ceremoni dhe hapjen e Forumit Parisien të Paqes me prezencën tuaj”.
Tash e disa ditë, në media ka qarkulluar edhe lajmi për mundësinë e një takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë në Paris.
Në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në Paris do diskutohet për dialogun mes dy vendeve si dhe idetë e reja të të dy presidenteve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Kosovës nga Serbia.