Thaçi: FSK krenaria e vendit, të mos kemi misione ndërkombëtare të përjetshme

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 15:04 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi ka mbajtur fjalimin e fundvitit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Thaçi fjalim e ka nisur duke përmendur rolin e pjesëtarëve të FSK-së.

“Jam shumë krenar dhe i privilegjuar që jam para jush sepse ju me punën tuaj keni arritur të bëni krenar prindërit tuaj, fëmijët tuaj, por mbi gjithcka jeni krenaria e Republikës së Kosovës. Më lejoni të ju fëlanederortj për këtë mundësi të adresimit sot”.

Thaçi tha se Kosova ka dëshmuar se është vend demokratik ngase mbajti  dy palë zgjedhje këtë vit, ato qendrore dhe lokale.

“Duhet të reflektojmë së bashku për të arriturat deri më tani, të flasim për zhvillimet në vendin tonë dhe së bashku të gjejmë përgjigje të përbashkët për sfidat dhe mundësitë që kemi para vetes. Besoj se demokracia ndërtohet dhe forcohet nga shkëmbimi i vazhdueshëm dhe i drejtpërdrejtë i ideve dhe përvojave tona”.

“… sivjet kemi kaluar dy raste, dy teste të rëndësishme të pjekurisë demokratike përmes organizimit të suksesshëm të zgjedhjeve. Aq më tepër kur kujtojmë faktin se zgejdhjet janë mbajtur në një atmosferë politike, kur debatet e brendshme ishin më dinamike se kurdo herë më parë”.

Ai ka përmendur edhe të kaluarën e Kosovës, por se edhe ka akoma shumë sfida përpara vetes.

“Të kthejmë kokën prapa dhe të kujtojmë të kaluarën tonë, shpejtësia me të cilën Kosova ka arritur të kthejë fatin e vet në rrugë të mbarë është i pashembullt”.

“Kemi pasur fatin dhe nderin të jemi pjesë e gjeneratës historike që nxorrëm këtë vend nga shkelja, përbuzja, keqtrajtimi dhe nënshtrimi. Kemi bërë shumë për vendin tonë dhe për këtë jemi gjithmonë ballëhpaur. A ka përfunduar puna jonë me kaq? Sigurisht se jo, mund të bëjmë shumë më tepër”.

“Duhet të jemi të sinqertë, Kosova po kalon sfida jo edhe aq të lehta, kemi arritur të konsolidojmë shtetin tonë, mbesin ende punë për tu bërë në shumë fusha”.

Thaçi: Formimi i ushtrisë në partneritet me NATO-n

Thaçi tha se formimi i ushtrisë është duke e bërë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtar.

“Kosova duhet të ketë kapacitet të plotë të mbrojtjes dhe ushtri moderne që do t’i kontribuojë paqes në rajon dhe kudo që paraqitet nevoja në botë,jemi krenar me ju. Uniforma që ju bartni është ëndrra e stërgjyshërve tuaj e kthyer në realitet, jeni profesionistë dhe keni bërë shumë. Ju meritoni shansin duke u bërë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Kosovës”.

Ai foli edhe për mosliberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian duke shtuar se BE duhet tii jap fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.

“Të mos kemi misione ndërkombëtare të përjetshme”

“Zbatojeni ligjin plotësisht dhe pa dallim, sepse kështu nuk do t’i japim askujt pretekst për të pretenduar vazhdimin e misioneve në pafundësi”, tha presidenti kur foli për misionet ndërkombëtare në Kosovë.

Sipas tij, me qindra miliona euro të taksapaguesve evropianë janë shpenzuar dhe vazhdojnë të shpenzohen për mbarëvajtjen e misionit të EULEX-it.

“Si është e mundur që me gjithë këtë përfshirje, të pashembullt, përgjegjësia të jetë vetëm në anën kosovare. E theksoj qartë se qëllimi ynë shtetëror është anëtarësimi në BE, dhe jo që në Kosovë të ketë misione të përjetshme të saj. Besoj ka ardhur koha që disa nga institucionet tona duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe vetëbesim. Mungesa e dijës dhe e guximit për të kryer detyrën me nder, nuk mund të justifikohet”.

“Prandaj mesazhi im i qartë për të gjithë zyrtarët që e duan punën e tyre dhe shtetin tonë është: Zbatojeni ligjin plotësisht dhe pa dallim, sepse kështu nuk do t’i japim askujt pretekst për të pretenduar vazhdimin e misioneve në pafundësi. Në verën e vitit të ardhshëm, ne do të shohim përfundimin e plotë të mandatit aktual të misionit EULEX. Nëse deri tani kemi folur për tranzicion, për tkurrje, ne tani duhet të flasim menjëherë për fazën përmbyllëse. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e qytetërimit të civilizuar evropian dhe jemi të përkushtuar t’i mbrojmë vlerat perëndimore, që i kemi trashëguar nga të parët tanë”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi tha se imazhi i keq për Kosovën, në masë të madhe është rezultat i perceptimit për shkallën e lartë të korrupsionit.

“Imazhi i keq për Kosovën, në masë të madhe është rezultat i perceptimit për shkallën e lartë të korrupsionit. Prandaj, kjo situatë duhet të ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Se sa do të jemi të suksesshëm në çdo fushë, varet nga cilësia e sundimit të ligjit. Nuk ka fushë që është përfolur, analizuar, diskutuar dhe investuar më shumë se sa fusha e sundimit i ligjit. Prandaj nuk ka dyshim për rëndësinë e këtij sektori”.

Presidenti: Specialja vështirë të arrijë të bëjë atë që synon 

Thaçi tha se bashkësia ndërkombëtare e ka imponuar themelimin e Gjykatës Speciale, por sipas tij, Specialja vështirë të arrijë të bëjë atë që synon.

“E votuam Specialen për të ruajtur partneritetin me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e synon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë, për viktimat e luftës. Të kishte drejtësi të tillë çfarë thuhet nga faktori ndërkombëtar, 100 Gjykata Speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia i ka bërë në shtetet e Ballkanit”.

Të ngjashme