Thaçi kërcënon Haradinajn me zgjedhje

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Përplasjet ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi rreth idesë së “korrigjimit” të kufijve me Serbinë të hënën kanë prekur zenitin, me ç’rast Thaçi i ka thënë Haradinajt se “ata që nuk korrigjohen, shumë lehtë mund të ndërrohen”, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar kryeministrin Ramush Haradinaj se shumë shpejt mund të mos jetë më kryetar i Qeverisë, po qe se nuk e ndryshon qëndrimin rreth idesë së “korrigjimit” të kufijve.

Thaçi gjatë ditës së djeshme tha se çdo kryeministër i vendit mund të ndërrohet, po qe se nuk korrigjohet së pari. Ky “kërcënim” në drejtim të shefit të ekzekutivit erdhi pasi Haradinaj gjatë ditës së djeshme tha se ideja e korrigjimit të kufijve (e proklamuar nga Thaçi tash e sa kohë), tashmë ka vdekur.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se presidenti me deklarata të tilla ka dashur t’i tregojë kryeministrit se mund ta shkarkojë atë përmes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën dikur e drejtonte Thaçi.

Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e partisë së Haradinajt, AAK-së, mbeten të sigurt se nuk do të ketë rrëzim të Qeverisë. Kjo pasi sipas tyre, për zgjedhje vendosin partnerët e koalicionit e jo kreu i shtetit…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme