Thaçi kërkon mbështetje për ushtrinë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 16:02 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jen Stoltenberg, në New York.

Siç ka njoftuar, Thaçi me Stoltenberg ka folur për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“E falënderova sekretarin Stoltenberg për kontributin e NATO-s në sigurimin e paqes në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, Evropë dhe botë”, ka shkruar Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook.

“Lidhjet tona historike dhe të veçanta me NATO-n duhet të shndërrohen në një bashkëpunim të mirëfilltë strategjik, përmes anëtarësimit tonë në këtë aleancë”.

Thaçi ka kërkuar mbështetjen e Stoltenberg për ushtrinë.

“Nga sekretari Stoltenberg kërkova vazhdimin e mbështetjes për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri shumetnike me standardet më të larta”.

Të njëjtën mbështetje për transformimin e FSK-së e kishte kërkuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme