Thaçi: “Kosova B” një nga projektet më të mëdha të komponentës ambientale

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, përmes një postimi ka mirëpritur vendimin e Kryesisë së Kuvendit, për ta futur në rend dite Parlamentit ratifikimin e marrëveshjes IPA në kuadër të se cilës është i paraparë investimi BE-së prej 78 milionë euro në rehabilitimin e Termocentralit “Kosova B”.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë nga Kuvendi i Kosovës

Sapo u njoftuam qe Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovë e ka futur në rëndë ditë për seancën e radhës se Parlamentit ratifikimin e marrëveshjes IPA në kuadër të se cilës është i paraparë investimi BE-së prej 78 milionë euro në rehabilitimin e Termocentralit “Kosova B”.

Ky është një nga projektet më të mëdha të komponentës ambientale dhe garanci e një stabiliteti shumë më të madh energjetik në vend.

Sinqerisht, duke e ditur rëndësinë e madhe qe ka ky projekt si nga vlera financiare ashtu edhe nga pesha e tij për siguri energjetike, shpreh falënderimin e përzemërt për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe të gjithë Kryesinë e Kuvendit qe e kanë marrë parasysh kërkesën tonë dhe mbesim me shprese qe kjo marrëveshje të ratifikohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Natyrisht, falënderim i veçantë dhe mirënjohje për zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur Korporatën në projekte të mëdha. 
Po ashtu edhe për stafin e BE-se dhe ekspertet e tyre për bashkëpunim e shkëlqyer.

Sinqerisht, 
Njazi Thaçi

Image may contain: text
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme