Thaçi kujton demonstratat e 81’ës: Më 11 mars filloi një fazë e re historike

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar demonstratat studentore të vitit 1981.

Përmes një shkrimi ai tha se ky vit shënon kthesën përfundimtare për avansimin e statusit politik të Kosovës.

“Pas demonstratave të vitit 1968, që shprehën hapur kërkesën për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike. Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërruan në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës. Viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avansimin e statusit politik të Kosovës, që pas përpjekjeve dhe sakrificave u kurorëzua me çlirimin dhe pavarësinë Kosovës” shkruan Thaçi.

Të ngjashme