Thaçi: Kuvendi do të votojë për liberalizimin, asnjëherë për izolimin e Kosovës

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 11:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se pret qe Kuvendi i Kosovës sot të votoj për ndryshimin që bota është duke pritur nga Kosova dhe të mos izoloj edhe më shumë qytetarët e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Sot më 28 shkurt, 20 vite pas masakrës më makabre kemi në vizitë presidentin e komisionit evropian Juncker. Kemi në vizitë komisionerin Han dhe kemi në vizitë dhe Mogerinin. Pra  Kosova po ndryshon, është një koiqidencë por është një koinqidencë e mirë. Sot Kuvendi i Kosovës do të merr vendimin e drejtë, vendimin e duhur dhe vendimin që e pret bota nga ne. Sot do të votoj për liberalizimin e vizave dhe asnjëherë për izolimin e Kosovës”, tha Thaçi.

 

Të ngjashme