Thaçi mbjell një fidan në kazermën “Adem Jashari”, sfidon gjashtë persona të tjerë

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 15:55 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të fushatës “Mbjellë një pemë”, presidenti Hashim Thaçi ka mbjellë një fidan në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, afër Obeliskut të Dëshmorëve, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se këtë sfidë e pranoi nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, duke konsideruar këtë pemë si simbol ku ushtarët e Kosovës mund të pushojnë nën hijen e saj.

“Unë kam pranuar sfidën nga presidentja, Atifete Jahjaga, për të mbjellë një pemë dhe unë kam vendosur që kësaj sfide ti përgjigjem duke mbjell një pemë në kazermën ‘Adem Jashari’, si një simbol ku gratë dhe djemtë e Ushtrisë së Kosovës, mund të pushojnë nën hijen e kësaj peme, uroj që gjithë njerëzit këtu të kenë sa më tepër gjelbërim”.

Ai tregoi edhe personat të cilët i sfidon për të mbjell nga një pemë, raporton EO.

“Pas mbjelljes së pemës do të sfidojë Afrim Zabeli pilot i FSK-së; Bernad Challandes trajner i përfaqësueses së Kosovës në Futboll; Petrit Halilaj artist; Ardita Statovci piansite; Behxhet Pacolli politikan dhe afarist dhe Ismail Syla shkrimtar”.

Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës ka nisur këtë inisiativë.

Ajo ka thënë se kushdo që jemi dhe çkado që bëjmë, secili nga ne mundemi të kontribuojmë më shumë për ambientin, më shumë për Kosovën.

Edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga ka mbjellë pemën, ndërsa ka sfiduar tre krerët shtetërorë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.

Po ashtu të nominuarit e presidentes për të mbjellë një pemë janë ambasadoret e pesë shteteve të QUINT-it.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Në kuadër të fushatës “Mbjellë një pemë”, presidenti Hashim Thaçi do të mbjellë një fidan në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, afër Obeliskut të Dëshmorëve

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, April 11, 2019

Të ngjashme