Thaçi: Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia demokracisë përballë komunizmit

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë.

Ai ka shtuar se Muri i Berlinit u bë simbol ku kufizoheshin bota e demokracisë perëndimore dhe ajo e diktaturës lindore.

“Rrëzimi i këtij muri 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë”.

“Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist. Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan”.

“Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Urime kombit gjerman”.

Ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë. Muri i Berlinit u bë simbol ku…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 9. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme