Thaçi merr pjesë në samitin e Brdo-Brionit

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 08:39 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brionit.

Në këtë takim që nis në orën 16:00 do të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Qëllimi  kryesor i procesit Brdo-Brijun është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme