Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Christoph Heusgen, ishte për një kohë të gjatë këshilltari kryesor i Angela Merkel, dhe ka influencuar politikën e jashtme të Gjermanisë.
Ai edhe si ambasador në OKB, konsiderohet si njeriu më me ndikim i kancelares Merkel.
Presidenti Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar: “Pata kënaqësinë që t’ia ndaj mikut tim dhe të Kosovës, përfaqësuesit të përhershëm të Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”.