Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot edhe presidentin e Turqisë, Recep Tajip Erdogan.
Ai ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me presidentin Erdogan, për të cilin tha se është mik i Kosovës dhe përkrahës i fuqishëm, njofton Klan Kosova.
”Si gjithmonë, ishte e mrekullueshme të takoheshim dhe të bisedonim me Presidentin @RT_Erdogan. Ai është një mik i vërtetë dhe një mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor. Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj tij dhe për të mbështetur rrugën tonë drejt lirisë, pajtimit dhe integrimit euro-atllantik”, shkruan Thaçi në Twitter.