Thaçi: Për murin nuk do të bisedohet në Bruksel

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 10:24 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e murit në veriun e Mitrovicës nuk diskutohet me palën serbe në Bruksel.

Ai konsideron se problemi i murit është çështje e brendshme e institucioneve vendore, raporton Ekonomia Online.

“Si shtet jemi të vetëdijshëm se sot është dita e fundit e këtij afati të nxjerr nga Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila do të respektohet me përpikëri. Çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritetet serbe në Bruksel. Muri është çështje e brendshme kushtetuese dhe ligjore dhe në autoritetin e plotë të institucioneve vendore, por natyrisht institucionet vendore duhet të përmbyllin procesion e Asociacionit dhe Demarkacionit në mënyrë që të hapet perspektiva për liberalizim të vizave”, ka thënë Thaçi.

Këto komente Thaçi i ka bërë gjatë homazheve para shtatores së, Zahir Pajaziti në Prishtinë me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Të ngjashme