Thaçi: Qeveria të fillojë punën e t’i kompensojë ditët e humbura

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar qeverinë e re që sa më shpejt të fillojë punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve.

Thaçi përmes një statusi në Facebook ka shrkuar se ata duhet t’i kompensojnë ditët e humbura dhe të vazhdojnë angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Thaçi ka shkruar se Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme