Thaçi: Rajoni mund të destabilizohet nëse dështon dialogu Kosovë-Serbi

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 10:55 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, raporton Ekonomia Online.

Thaçi ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshjen ligjërisht obligative që nënkupton njohje reciproke, është interes nacional i Kosovës.

“Përmbyllja e dialogut me Serbinë është në interes nacional të Kosovës, është e domosdoshme që spektri politik të jetë unik. Shtetësia territoriale e Kosovës është e përfunduar, por nuk mund të merr trajtën finale nëse Kosova s’është pjesë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së.  Nuk kam dyshim që marrëveshja do të arrihet këtë vit, por nëse nuk ndodh do të destabilizon jo vetëm raportet tona të dy shteteve ,por të rajoni, gjerat nuk po lëvizin fare, përkundër përpjekjeve për të zhbllokuar dialogun rezultatet janë zero”, tha Thaçi, raporton EO.

“…Është rrezik më i madh i mundshëm dështimi i dialogut, jo vetëm rrezik për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për rajonin.  20 vjet më parë askush këtu në Prishtinë dhe Bruksel dhe Uashington, askush nuk ka menduar që Kosova dhe Serbia nuk do të krijojnë raporte normale, të gjithë e dimë që nuk mund të presim edhe 20 vjet. E ritheksoj status-quoja nuk është e qëndrueshme, është e qartë se Asociacioni me kompetenca ekzekutive kundërshtohet fuqishëm nga qytetarët e Kosovë”.

Presidenti ka shtuar se i vjen mirë që opsioni i korrigjimit të kufirit ka arritur përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës.

“E ritheksoj botërisht se më vjen shumë mirë, që opsioni i korrigjimit të kufirit apo demarkimit të kufirit, ka arritur përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, përkundër fushatës negative që kanë bërë partitë politike dhe të tjerët kundër këtij skenari. Me tërë potencialin tim do të një gjithçka që aspirata e Luginës të bashkohet me Kosovën, më vjen mirë që 99 për qind e qytetarëve të Bujanovcit e mbështesin opsionin të bashkohen me Kosovën.”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.


Të ngjashme