Presidentit Hashim Thaçi ka postuar në faqen e tij në Facebook foto duke skijuar në Brezovicë.
Ai ka shkruar se po relaksohet pak pasi nënshkroi Ligjin për Investime Strategjike, me të cilin pritet të nxiten investime edhe në Brezovicë, margaritarin e Ballkanit, sikur e ka quajtur ai.
“Pasi që nënshkrova Ligjin për Investime Strategjike, vizitova Brezovicën, margaritarin e Ballkanit. Kalova ditë të bukur në skijim dhe pata takim pune me stafin e Qendrës së Skijimit”, ka shkruar Thaçi.
“Jam i përkushtuar që bashkërisht të punojmë, të sjellim investime dhe Qendrën e Skijimit ta bëjmë atraktive për këtë pjesë të Evropës”, ka theksuar presidenti.