Thaçi shpreson që takimi i 27 qershorit në ShBA t’i paraprijë njohjes reciproke

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 10:37 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për medie, në lidhje me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump më 27 qershor për takim të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për dialogun dy palësh, raporton Ekonomia Online.

Thaçi shpreson së se ky takim do t’i paraprijë njohjes reciproke.

“Siç jeni të informuar institucionet e Kosovës pas ftesës së ShBA të presidentit Trump për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, jemi përgjigjur kësaj ftesë të tyre me besim të plotë që është koha që të lëvizim përpara si shtet dhe për paqe në tërë rajonin”.

“Qytetarët e meritojnë zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit dhe për të hapur zhvillimit ekonomik, është jetike që të mbyllën disa çështje”, tha ai.

“ShBA dhe aleatet tjerë janë të gatshëm që të investojnë në Kosovë, por në të njëjtën kohë është i nevojshëm stabiliteti politik e sidomos ajo ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Qëndrimi i ShBA dhe ftesa më 27 qershor rrit shpresën se ky proces do të ketë sukses sepse e ka mbështetjen e ShBA-së, të vet presidentit Trump dhe Grenellit”.

“Kosova çdo herë ka besuar dhe ka dal fituese. Uashingtoni ka thënë se është për njohje ky proces dhe për të vazhduar Kosova për anëtarësim në OKB dhe organizata tjera”, ka thënë Thaçi.

E sa i përket vazhdimit të lobimit të Serbisë kundër Kosovës, i pari i vendit tha se njohjet nga ndërkombëtarët nuk mund të pengohen.

Ai tha se në Uashington shkojnë duke e respektuar Kushtetutën, raporton EO.

“Ajo çka mund të them se njohja ndërkombëtare nuk mund të ketë pengesa dhe nuk mund të ndalet nga askush”.

“Ndërsa për ne angazhimi do të jetë respektimi i Kushtetutës dhe e them botërisht se askush në SHBA nuk mund ta cenoj sovranitetin e vendit”.

“Kosova shkon si shtet i pavarur dhe me Kushtetutë të saj, prandaj këto janë lajme të rrejshme”, tha Thaçi.

Të ngjashme