Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi është e drejtë dhe në interes të konsolidimit të shtetit tonë.
Madje, presidenti Thaçi ka thënë se nuk ka shpëtim dhe se Demarkacioni me Malin e Zi do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, kur pritet të mbahet seanca më 1 shtator.
Këto komente ai i ka bërë sot gjatë një vizite në kompleksin e varrezave në fshatin Rrancë të Komunës së Shtimes, raporton Ekonomia Online.
“Nuk ka shpëtim, Demarkacioni do të kalojë, është marrëveshje e saktë, e drejtë, është në interesin të dy anshëm, është në interesin e konsolidimit të shtetit tonë, është edhe në interes të frymës dhe agjendës Euroatlantike për domosdoshmërinë edhe të liberalizimit të vizave edhe të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”.
Tani më dilema nuk ka gjithçka është e qartë dhe pritet përgjegjësi e lartë e çdo deputeti që të del nga emocionet e politikës së çastit, apo mentalitetit promocional dhe të votojë për interes të shtetit”, ka thënë presidenti Thaçi.