Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profilit të tij në “Twitter”, ka thënë se me kancelaren Merkel kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.
“Ne u pajtuam se përkrahja gjermane është përcaktuese për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në BE’, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Më herët presidenti Thaçi ka postuar edhe fotografinë e takimit që ka pasur mbrëmë në Paris me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.