Thaçi takon Presidentin austriak, flasin për vizat dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 11:29 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenti Thaçi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

“Pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë. Me presidentin Van der Bellen diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme