The Guardian publikon dokumentin sekret: Coronavirusi do të zgjasë 1 vit

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Pandemia e Coronavirusit pritet të zgjasë për një vit, deri në pranverën e vitit 2021.

Të paktën kështu shkruhet në një dokument sekret të hartuar nga “Public Health England”, i cili është siguruar dhe më pas publikuar nga e përditshmja britanike The Guardian.

Ekspertët që e kanë nënshkruar këtë raport, parashikojnë se do të infektohet 80 përqind e popullatës, nga të cilët 7,9 përqind e personave do të shtrohen në spital.

Chris Whitty, këshilltar i kryeministrit Boris Johnson, ka bërë thirrje të vazhdueshme për një betejë të gjatë ndaj urgjencës së koronavurist, por pa treguar afate kohore.

Dokumenti i publikuar nga “Guardian” fton mjekët në Britani të përgatiten për të kuruar rreth 15 përqind të popullsisë në 12 muajt e ardhshëm.

Në anën tjetër, në Kosovë deri më tani janë raportuar 13 persona të prekur me Coronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme