Futbollisti, Granit Xhaka ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës në 10-të ndeshjet e fundit të Arsenalit.
Dhe mesfushori vazhdimisht ka pasur përkrahjen e bashkëshortes së tij, Leonitës, shkruan The Sun transmeton lajmi.net
Futbollisti 26-vjeçar është mahnitur me bukurinë e zeshkanes që nga koha kur ishte lojtar i ekipit gjerman Borussia Monchengladbach.
Leonita, po ashtu sikurse Graniti, vjen nga një familje e shqiptarëve të Kosovës dhe ka punuar në klubin gjerman – edhe pse nuk dihet se në çfarë kapaciteti ka punuar.
Çifti u fejua në qershor të vitit 2016 pas dy vjetësh së bashku lidhën nyjën në një ceremoni në korrik të 2017-të.
Ka raporte konfliktuese rreth asaj se ku është rritur Leonita, edhe pse thuhet se ka lindur në Shqipëri.
Ajo besohet se e ka kaluar jetën e saj të hershme në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës përpara se familja e saj të lëvizte diku në Ruhr, Gjermani.
https://www.instagram.com/p/BlYHThlAWWZ/?utm_source=ig_embed