Ekonomia Online
FUNDIT

Themelorja në Prishtinë shpall aktgjykim ndaj tre të akuzuarve për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Themelorja në Prishtinë shpall aktgjykim ndaj tre të akuzuarve për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykim në çështjen penale kundër të akuzuarit D.G. Kjo për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar,  i akuzuari V.K për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe RR.S për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i […]

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykim në çështjen penale kundër të akuzuarit D.G.

Kjo për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar,  i akuzuari V.K për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe RR.S për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë, transmeton klankosova.tv.

”I akuzuari D.G është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj për veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe dënim plotësues Ndalim i ushtrimit të funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike në kohëzgjatje prej 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim”.

”I akuzuarit V.K është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe i akuzuari RR.S është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se ka kryer veprat penale  Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Përfaqësuesit e autorizuar të palëve të dëmtuara për realizimin e kërkesave pasurore juridike, udhëzohen në kontestin civil, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore.

Të ngjashme