Isaac Asimov (1920 – 1992), ishte një autor dhe biokimist amerikan me origjinë ruse, i njohur më së miri për karrierën e tij të begatshme si një shkrimtar i fantashkencës.
Asimov ra në dashuri me të nxënit që në moshë të re. Ai madje mësoi si të lexonte në kohën kur ishte 5 vjeç.
Asimov ka shkruar gati 500 libra. Fantashkenca ishte zhanri i tij i preferuar por shkroi dhe libra mbi një larmi lëndësh, të tilla si astronomia, biologjia, matematika, feja dhe biografi letrare.
Kemi përzgjedhur 25 thënie të mençura nga Isaac Asimov:
Kur marrëzia konsiderohet patriotizëm, është e pasigurt të jesh inteligjent.
Ndoshta lumturia është kjo: të mos ndjehesh sikur duhet të ishe diku tjetër, duke bërë diçka tjetër, apo të ishe dikush tjetër.
Njerëzit mendojnë për arsimin si diçka që mund të përfundojnë.
Për të pasur sukses, vetëm planifikimi është i pamjaftueshëm. Duhet të improvizosh gjithashtu.
Nuk ka kombe! Ekziston vetëm njerëzimi. Nëse nuk e kuptojmë këtë sa më shpejt, nuk do të ketë kombe, sepse nuk do të ketë njerëzim.
Mbi të gjitha gjërat, kurrë mos mendoni se nuk jeni mjaftueshëm të mirë. Një burrë nuk duhet ta mendojë kurrë atë. Besimi im është se në jetë njerëzit do të ju marrin siç e llogaritni veten.
Ka qenë filozofia ime e jetës që vështirësitë zhduken kur përballen me guximin.
Njerëzit që mendojnë se dinë gjithçka janë një shqetësim i madh për ne që dimë diçka.
Aspekti më i trishtuar i jetës sot është se shkenca mbledh njohuri më shpejt sesa shoqëria mbledh diturinë.
Dhuna është streha e fundit e të paaftëve.
E gjitha çfarë duhet të bësh është t’i hedhësh një vështrim nga afër vetes dhe do t’i kuptosh të gjithë të tjerët.
Mënyra më e lehtë për të zgjidhur një problem është të mohoni se ekziston.
Pasuria më e madhe e njeriut është mendja e paqetë.
Në jetë, ndryshe nga shahu, loja vazhdon pas matit.
Bindjet tuaja janë dritaret përmes të cilave shihni botë tuaj. Pastrojini ato herë pas here, ose drita nuk do të hyjë.
Jeta është e këndshme. Vdekja është paqësore. Thjeshtë tranzicioni është i mundimshëm.
Asnjëherë mos lejoni që ndjenja juaj e moralit të pengojë rrugën e duhur.
Dita kur ndaloni së mësuari është dita kur filloni të kalbeni.
Shkrimtarët e trillimeve shkencore parashikojnë të pashmangshmen, dhe megjithëse problemet dhe katastrofat mund të jenë të pashmangshme, zgjidhjet nuk janë.
Nëse keni talent, do të arrini një nivel të suksesit – por vetëm nëse këmbëngulni.
Pasiguria që vjen nga dituria (dituria e asaj që nuk dini) është e ndryshme nga pasiguria që vjen nga padituria.
Vetë-edukimi është, besoj me vendosmëri, lloji i vetëm i edukimit që ekziston. Funksioni i vetëm i një shkolle është ta lehtësojë vetë-edukimin; duke mos arritur atë, nuk bën asgjë.
Shkrimi, për mua, është thjesht të menduarit përmes gishtërinjve.