Thëniet më të bukura nga Alphonse Karr

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Alphonse Karr (1808 – 1890) ishte aforist, gazetar dhe shkrimtar francez.

Ekonomia Online sjell një përmbledhje me aforizmat më të bukura të këtij personaliteti të shquar.

Femra për mashkullin është një qëllim, mashkulli për femrën është një mjet.

Miqësia mes dy femrave është vetëm komplot kundër një të trete.

Nuk udhëtohet për të udhëtuar, por që të kesh udhëtuar.

Mund të ankohemi se trëndafilat kanë gjemba ose të ngazëllehemi se gjembat kanë trëndafila.

Shumë miq, pak miqësi.

Lumturia përbëhet nga fatkeqësi të evituara.

Besoj në Zotin që ka krijuar njerëzimin, jo në Zotin që njerëzimi krijoi.

Xhelozia është një miks dashurie, urrejtje, koprracie dhe krenarie.

Derisa ka urrejtje, ka dashuri.

Prona është një kurth. Mendojmë se e zotërojmë atë, po në fakt jemi të zotëruar prej saj.

Lypësit grabisin të varfrit.

Miqësia mes dy personave të gjinive të kundërta, ose s’është asgjë, ose është dashuri.

Femra nuk plaket derisa të frymëzohet nga dashuria.

Mos kini komshinj nëse dëshironi të jetoni në paqe me ta.

Një jetë pa dashuri është si një oborr pa lule, si një lule pa bukuri e pa aromë.

Dashurohemi pa arsye, harrohemi pa shkak.

Dashuria lind prej hiçit e vdes prej gjithçkaje.

Në parajsën tokësore, femra e ka kafshuar frutin e pemës së dijes dhjetë minuta përpara mashkullit dhe që prej atëherë i ka ruajtur ato dhjetë minuta avantazh.

Numri i shkrimtarëve është shumë i madh dhe në rritje të vazhdueshme, sepse është i vetmi profesion, përveç atij të politikanit, që njerëzit e ushtrojnë pa e mësuar.

Kur bëhet fjalë vetëm për dashuri, mjafton të joshemi me hiret dhe cilësitë e njëri-tjetrit, por kur bëhet fjalë për martesë, duhet që secili të dijë mirë a mund të durojë të metat e tjetrit.

Nëse duam heqim dënimin me vdekje, le të nisin ta zbatojnë të parët zotërinjtë vrasës.

Dashuria është pasioni më mizor, por edhe më i ndershmi. Nuk merret dot me lumturinë vetjake pa përfshirë edhe lumturinë e një tjetri.

Dashuria është dielli që i bën të çelin lulet e shpirtit.

Dashuria është origjina, shkaku dhe qëllimi i çdo gjëje që është madhështore, fisnike dhe e bukur.

Kundrejt femrave e dashurisë, mashkulli është shumë i pafuqishëm, sidomos kur është i fortë.

Njerëzit nuk shqetësohen dhe aq se si duhet të jenë, ata mendojnë vazhdimisht se si duhet të duken.

Paqartësia është më e keqja e të këqija, derisa realiteti na bie ndesh.

Shumë gjëra shkojnë keq sepse njerëzit nuk e shohin profesionin si një qëllim, por si një mjet.

Fyerjet janë shumë poshtëruese për ata që i thonë, kur nuk arrijnë të poshtërojnë ata të cilëve u drejtohen.

Pendimi është mëkati i fundit i femrave.

Të gjithë duan miq, askush nuk shqetësohet të jetë i tillë.

Një martesë e leverdishme është më e ndyra, më ulëta e të gjitha kurvërimeve.

Femra zotëron një nuhatje të pagabueshme, përmes së cilës arrin ta lexojë zemrën tënde më parë se ti.

Liria e secilit ka për kufij logjikë lirinë e të tjerëve.

Nga të gjitha veprat e mira, më e mira është fshehja e meritave vetjake.

Mosha në të cilën njeriu ndan çdo gjë është ajo në të cilën nuk zotëron asgjë.

Të dish që di atë që di e të dish që nuk di atë që nuk di: ja urtësia.

Mashkulli që do një femër, jo vetëm nuk do gjë tjetër, por as urren gjë tjetër.

Shumë herë, ëmbëlsia apo krenaria tek një femër nuk do të thotë se është e ëmbël apo krenare: është thjesht një mënyrë për të qenë e bukur.

Dashuria është një gjueti në të cilën gjuetari duhet të bëjë që të ndiqet nga gjahu.

Urtia është shëndeti i mendjes dhe i zemrës.

I besoj një njeriu të urtë vetëm pasi ta kem dëgjuar të thotë tri herë “dyshoj” e dy herë “nuk di”.

Zakonisht, mes dy miqve, vetëm njëri është mik i tjetrit.

Nuk është rrëzuar ndonjë idhull ndonjëherë, përveçse në favor të një idhulli tjetër.

Femrat bindën nga njeriu që arsyeton, jo nga arsyetimet e tij.

Dashuria është e gjitha brenda atij që dashuron. Personi i dashur është vetëm një pretekst.

Në jetë, asgjë nuk vjen as si druajmë as si shpresojmë.

Është i pasur ai që dëshiron vetëm gjërat që vërtetë i japin kënaqësi.

Të gjitha femrat janë e njëjta. Nuk ka varietet përveçse në rrethana.

Këmbënguljen e të tjerëve e quajmë kokëfortësi, kurse kokëfortësinë tonë e quajmë këmbëngulje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme