Nicolás Gómez Dávila (1913 – 1994) ishte një filozof dhe aforist kolumbian. Fama e tij filloi të përhapej vetëm në vitet e fundit para vdekjes së tij, veçanërisht me anë të përkthimeve gjermane të veprave të tij. Ai ishte një nga kritikët më të zëshëm të modernitetit, puna e të cilit përbëhet pothuajse tërësisht nga aforizma të cilat ai i quajti “escolios” (“scholia” ose “glosses”).
Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion me thënie të përzgjedhura të Don Colachos:
Një “patriot”, në demokraci, është dikush që jeton nga shteti; një “egoist”, dikush nga i cili jeton shteti.
Asnjë klasë shoqërore nuk i ka shfrytëzuar klasat e tjera shoqërore më paturpësisht se ajo që sot e quan veten “shteti”.
I vetmi njeri që falënderon jetën për atë që i jep është ai që nuk pret gjithçka nga jeta.
Midis kafshës dhe njeriut nuk ka asnjë pengesë, përveç një vargu tabush.
Është më e lehtë të falësh disa urrejtje sesa të ndash admirime të caktuara.
Talenti i shkrimtarit nuk qëndron në përshkrimin e një personi, një peizazhi apo një skene, por duke na bërë të besojmë se ai e ka bërë këtë.
Shkrimtari që nuk ofron për shitje vogëlsira intelektuale, nuk mund të ankohet për suksesin e tij të kufizuar.
Populli, pas disa vitesh, do t’i harronte emrat e demagogëve të shquar, nëse pasardhësit e tyre nuk do të detyronin taksapaguesit të paguante shërbime përkujtimore për ta.
Mund të kërkojmë mëshirë. Po me çfarë të drejte kërkojmë drejtësi?
Përkundër përulësisë së detyrave që i ngarkon jeta, askush nuk proteston aq fort sa njeriu që është i paaftë për të kryer ndonjë tjetër.
Prosperiteti material është më pak korruptues sesa parakushtet intelektuale dhe morale për ta arritur atë.
Ne burrat mediokër shpëtojmë kur jemi aq mediokër sa ia dalim ta shohim këtë.
Polemika rreth një vepre arti sot nuk është një masë e rëndësisë estetike, por e shfrytëzimit politik.
Një etikë që nuk na urdhëron të heqim dorë është një krim kundër dinjitetit që duhet të synojmë dhe kundër lumturisë që mund të fitojmë.
Ne të gjithë njohim, në çdo fushë, rreshterët që përbuzin Aleksandrin.
Organi i kënaqësisë është inteligjenca.
Nën-letërsia është grupi i librave të denjë që çdo brez i ri i lexon me kënaqësi, por që askush nuk mund t’i rilexojë.
Ateizmi i një filozofie konsiston më pak në mohimin e Zotit sesa në mos gjetjen e një vendi për Të.
Qyteti po zhduket ndërsa e gjithë bota po urbanizohet. Një qytet, në Perëndim, ishte një person. Sot, mbizgjerimi dhe centralizmi shtetëror po e shpërbëjnë atë në një grumbull banesash të pajetë.
Nëse nuk trashëgojmë një traditë shpirtërore për ta interpretuar atë, përvoja e jetës nuk na mëson asgjë.
Një shoqëri jofetare nuk mund të durojë të vërtetën e gjendjes njerëzore. Preferon një gënjeshtër, sado idiote të jetë.
Problemet sociale janë streha e preferuar e atyre që ikin nga problemet personale.
Populli ishte i pasur shpirtërisht derisa gjysëm, të arsimuarit vendosën ta edukojnë atë.
Njeriu sot nuk jeton në hapësirë dhe kohë. Por në gjeometri dhe kronometra.
Askush nuk duhet ta marrë veten seriozisht. Vetëm të shpresojë që përfundimisht të merret seriozisht.
Lufta intelektuale fitohet jo duke vendosur barrikada, por duke e lënë me mirësjellje fushën e hapur, në mënyrë që marrëzitë e kundërshtarit t’i thyejnë hundët njëra-tjetrës.
Kujtesa e një qytetërimi qëndron në vazhdimësinë e institucioneve të tij. Revolucioni që ndërpret memorien e një qytetërimi, duke shkatërruar ato institucione, nuk e çliron shoqërinë nga një fund i mundimshëm që po e paralizon, por thjesht e detyron atë të fillojë nga e para.
Ndonjëherë ne dyshojmë në sinqeritetin e dikujt që na bën lajka, por kurrë në të vërtetën e lajkave të tij.
Nëse besojmë në Zot, nuk duhet të themi, “Unë besoj në Zot”, por përkundrazi, “Zoti beson në mua”.
Kushdo që lufton kundër procesit të plakjes, thjesht plaket pa u pjekur kurrë.
Nëse njeriu do të arrijë ndonjëherë të sajojë një njeri, enigma e njeriut nuk do të jetë deshifruar, por errësuar.
Provat e reja nuk janë më të përsosura se provat e vjetra. Është thjesht një provë e re.
Mohimi i ekzistencës së një “natyre njerëzore” është truku ideologjik që optimisti përdor për të mbrojtur veten kundër historisë.
Nuk është e drejtë t’i qortojmë shkrimtarët e këtij shekulli për shijen e tyre të keqe, kur vetë nocioni i shijes është zhdukur.
Idetë që ndikojnë më pak në politikë janë idetë politike.