Thëniet më të bukura nga Kina

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Për kënaqësinë e lexuesve tonë kemi përzgjedhur disa nga thëniet më të bukura të Kinës. Lexoni këta brilantë të mençurisë së popullit të madh aziatik dhe na thoni cila ju pëlqeu më së shumti:

Shiko ballin e njeriut për të ditur çfarë do të bëhet, dhe gojën për të ditur çfarë ka qënë.

Uji dhe fjalët janë të lehtë për t’u derdhur, por vështirë për t’u mbledhur.

Vetëm ai që ka fëmijë, mund ta kuptojë se sa e madhe është dashuria e prindërve.

Të njohësh tjetrin është shkencë, të njohesh vetveten është mençuri.

Të shpëtosh jetën e një njeriu është më mirë se sa të ndërtosh një pallat shumëkatësh.

Të vërtetën mund ta mësosh vetëm nga fëmijët, të çmendurit dhe të dehurit.

Tri janë tamam fatkeqësi: fëmijëria pa baba, pjekuria pa grua dhe pleqëria pa djalë.

Tryeza më e mirë e bisedimeve është: të kesh me bollëk për të ngrënë dhe – të heshtësh.

Shtëpia jote mund ta zëvendësojë botën, por bota kurrë shtëpinë tënde.

Shtëpia që bubullon nga zhurma e të mësuarit do të jetë e begatë; shtëpia ku dëgjohen vetëm këngë, shpejt do të shkojë drejt rrënimit.

Të gjitha gjërat duken të vështira, derisa bëhen të lehta.

Të gjitha lulet e ardhmërisë gjenden në farën e të sotmes.

Të gjithë njerëzit janë të mirë deri kur të lypëshh ndihmë nga ata.

Të jeni i pasigurtë do të thotë të mos ndjehemi i qetë; por, të jeni të sigurtë do të thotë të jeni qesharakë.

Sado e fortë që të jetë një nënë, ajo frikësohet kur është shtatëzënë për të tretën herë.

Sado i fortë të jetë një tra s’e mban dot shtëpinë.

Sado i pasur të jetë perandori, s’mund të blejë një vit jetë më shumë.

Sa përze tigrin te porta, i futet ujku nga prapa.

S’është mirë të flasësh për mirësi, mirë është ta vësh në jetë.

S’ka gjilpërë të mprehur në të dy anët.

Shpreso më të mirën, bëhu i gatshëm për më të keqen.

Po qendrove drejt në këmbë, mos u frikëso nga hija e shtrëmbër.

Po u mpreh vazhdimisht një shul hekuri, kthehet në gjilpërë.

Punon me diell që lind, pushon me diell që perëndon.

Që në krijimin e botës e deri më sot, asnjë grua nuk është turpëruar për arsye të heshtjes.

Quaj armik këdo që të bën keq me qëllim.

Për ta ditur rrugën para teje, pyet ata që kthehen.

Po deshe të njohësh mendjen e njeriut, dëgjoje kur flet.

Po ece nëpër dëborë, s’mund t’i fshehësh gjurmët.

Padija është nata e shpirtit, një natë pa hënë dhe yje.

Paraja shpeshherë i largon rastet, por edhe më shpesh i krijon ato.

Para se të nisesh për të marrë hak, hap dy varre.

Para të tridhjetave njerëzit e kërkojnë sëmundjen pas të tridhjetave sëmundja i kërkon njerëzit.

Pastroji tubat nga bloza sa të jetë kohë e mirë.

Pendesa është pranvera e virtyteve.

Peshku i madh nuk rritet në pellg.

Për punëtorin java ka shtatë ditë e për dëmbelin shtatë nesër.

Përtacia, një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit, të vret pa zhurmë.

Njeriut në fatkeqësi githkush i jep këshilla, por le të provojë dikush që t’i japë këshilla njeriut që noton në fat e lavdi.

Një e vetmja “urdhëro” – vlen më shumë se dhjetë “qielli të të ndihmojë”.

Një i varfër që frekuenton pasanikun shpejt do të varfërohet aq shumë sa të mos blejë dot edhe një palë pantolla.

Një kullë matet nga hija e saj, një njeri nga sasia e armiqve që ka.

Një libër është si një kopësht që mbahet në xhep.

Nëj mendje bosh është e hapur ndaj çdo sugjerimi, ashtu si një shtëpi bosh që kumbon ndaj çdo lloj tingulli.

Një mësues i mirë është më shumë se një raft me libra.

Një njeri mund të vlejë sa njëqind, kuse njëqind s’mund të vlejnë sa një.

Një pjesë e kohës është pjesë e arit. Mirëpo me një pjesë të arit nuk mund ta blini një pjesë të kohës.

Një qen që leh për diçka, të tjerët lehin me të.

Njëri thotë gënjeshtrën, dhjetra e përsërisin si të vërtetë.

Oborrin e përbashkët s’ka kush ta pastrojë.

Njeriu i arsyeshëm gjykon vetë, ndërsa injoranti ndjek opinionin publik.

Njeriu i dobët mbytet me një pikë ujë.

Njeriu i mençur mëson dhjetë gjëra e beson në një, kurse budallai mëson një gjë e kujton se di dhejtë.

Njeriu me moral i përshtatet rrethanave të jetës.

Njeriu me ndërgjegje të pastër nuk ka frikë nga trokitja e portës në mesnatë.

Njeriu nuk sheh rrezikun por vetëm fitimin; peshku nuk sheh grepin por vetëm karremin.

Njeriu plaket ashtu si ka jetuar.

Njeriu për njëqind vjet nuk mund të bëhet i përkryer, por për më pak se një vit mund të korruptohet.

Njeriu që i sheh gjërat ashtu siç janë, nuk është njeri i lumtur.

Ngadhnjimtarët janë mbretër; humbësit janë banditë.

Nuk bën të mallkohet terri, por duhet të ndizet drita.

Nuk duhet folur keq as për njerëzit e këqinj, pas fjalëve të hidhura mbetet goja e hidhur.

Nuk ka rrenacak më të madh se njeriu i cili flet për veten.

Nuk mbushet barku duke pikturuar bukë.

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je human.

Nuk prish punë aspak a është macja e zezë apo e bardhë , me kusht që të gjuajë minjtë.

Nuk trashet një metër akull në një ditë.

Njeriu apo populli i cili ia parashtron vetes një detyrë dhe që gjithnjë ëndërron dhe punon pa ndërpreje për ndërtimin e saj, pa kaluar shumë kohë, edhe do ta arrijë atë.

Njeriu duhet të jetojë ashtu si ka mundësi dhe jo ashtu si dëshiron.

Njerëzit shembullorë kuptojnë çështjet e drejtësisë, ndërsa ata të rëndomtit çështjet e përfitimit.

Të ngjashme