Martin Luther (1483-1546) ishte teolog dhe akademik gjerman.
Gjeni më poshtë disa nga aforizmat e tij më të spikatura, të përmbledhura nga Ekonomia Online.
Kush nuk është i bukur njëzet vjeç, i fortë tridhjetë, i urtë dyzet dhe i pasur pesëdhjetë, nuk mund të shpresojë më që më vonë t’i arrijë.
Deri në moshën dyzetvjeçare njeriu është i marrë; kur ai nis ta kuptojë këtë gjë, jetës i kanë mbaruar ditët.
Puna e mirë nuk e fisnikëron njeriun, por njeriu i mirë e fisnikëron punën.
Çdo njeri i ligjit ose është keqbërës ose injorant.
Bota është si një njeri i dehur, që sapo hipën nga njëra anë e shalës, menjëherë bie nga ana tjetër.
Nga dhuna nuk vjen asgjë e mirë, kurrë.
Koprraci nuk mund të bëjë gjë më të mirë se të vdesë.
Merita më e madhe e femrës është të bëjë fëmijë.
Nëse në parajsë nuk lejohet e qeshura, unë nuk dua të shkoj.
Zoti përdor epshin që t’i nxisë njerëzit të martohen, ambicien që të bëjnë karrierë, koprracinë që të kursejnë dhe frikën që të kenë besim.
Arsyeja: prostituta e Djallit.
Familja është burimi i fatmirësive dhe i fatkeqësive të popujve.
Njerëzit i sëmur mjekësia, i trishton matematika, i bën mëkatarë teologjia.
Zoti e bëri Adamin pronar e zot të të gjitha krijesave, por pastaj Eva shkatërroi çdo gjë.
Mendimet nuk e paguajnë detyrimin.
Kufiri i të gjitha ligjeve është dashuria.